Mbaron qetë protesta qytetare (FOTO-VIDEO)

20:40- Gazetari i Portalb nga terreni njofton se ka mbaruar edhe dita e 15-të e protestave. Protestuesit pas qëndrimit të shkurt para Qeverisë janë shpërndarë në mënyrë të qetë. Edhe sot nuk është shënuar ndonjë incident, përveç gjuajtjes me ngjyrë në drejtim të objektit të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

20:26 – Pasi kanë gjuajtur me ngjyrë objektin e gjykatës, protestuesit janë nisur drejt qeverisë, raporton Portalb.

9a

8A

5A

2A

13162467_587075254803501_259986298_n

19:55-  Avokatja Snezhana Kaleska u është drejtuar protestuesve me një fjalim para Gjykatës Themelore Shkupi 1.

“Jemi këtu që të shprehim pakënaqësinë ndaj padrejsisë së këtij shteti. Nuk kemi shtet të drejtësisë sepse në këtë shtet mbisundon padrejtësia. Shumë është folur për abolimin dhe të gjithë e dimë se çfarë akti është ai.  A do të falen qytetarët e thjeshtë apo vetëm ata që janë të lidhur me pushtetin. Kemi vendime të turpshme nga kryesia e gjykatave, prej ku do të mësojnë të rinjtë. S’dua të jem avokate në këtë shtet ku s’ka drejtësi”, tha avokatja Kaleska.

13162467_587075254803501_259986298_n

19:30 – Protestuesit janë nisur drejt Gjykatës Themelore Shkupi 1.

a1

19:12 – Me thirrje “Rrobëri”, “Shtet diktatorial”, “Nuk do t’iu kaloj abolimi”, mijëra protestues nga objekti i PSP-së dhe zyrës popullore të presidentit Ivanov kanë arritur para Kuvendit të Maqedonisë.

Paraprakisht policia ka rrethuar selinë e VMRO-së, Ministrinë e Drejtësisë, zyrën popullore të Presidentit dhe objektin e Kuvendit.

Deri më tani protestuesit nuk kanë gjuajtur asnjë nga institucionet shtetërore.

Protesta në Shkup (03.05.2016)

a7

18:00 – Lëvizja Civile “#Protestoj” e ka rifilluar “Revolucionin Laraman”, pas pauzës 5 ditore për shkak të festave, njofton Portalb.

Portalb ju sjell foto nga protesta

A4

A5

Protesta në Shkup (03.05.2016)

Në terminin e njejtë në ora 18.00 protestuesit kanë nisur protestën e 15-të me radhë kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime.

Protesta ka filluar para godinës së PSP-së në Shkup, ku fillimisht do t’i jepet mbështetje këtij institucioni, ndërkaq sipas organizatorëve, protesta e sotme në fokus do ta ketë ashtu siç thonë ata, gjykatën korruptive dhe të partizuar.

A2

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, si dhe në protestën e së mërkurës u gjuajtën me ngjyrë fotografia e Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit.

Në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është objekti i Gjykatës Kushtetuese, por deri më tani, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button