Gjashtë skenare për përfaqësuesen e Kosovës

Gazeta Blick e Zürichut mbi anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Kosova mund marrë pjesë në kualifkimet për Botërorin, por gjasat që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të lënë Zvicrën janë të vogla.

A do të luajë Kosova në kualifikimet për Kampionatin Botëror që mbahet më 2018?

Është e mundshme. Anëtarësimi në UEFA është hapi i parë. Më 13 maj në Kongresin e FIFA-s në Mexiko City vendoset nëse Kosova anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit. Por kjo konsiderohet si çështje formale.

A mund ta ndërrojnë tani kombëtaren Shaqiri dhe Xhaka?
Kjo është një pyetje të cilës nuk duan t’i përgjigjen protagonistët. UEFA thotë: drejtohuni te FIFA, e FIFA nuk dëshiron të spekulojë. Ish-drejtori për media i FIFA Walter de Gregorio më 2014 kishte thënë: «Po, gjasat janë të mëdha që Shaqiri dhe të tjerët të luajnë për Kosovën, nëse duan».

Cilat skenare janë të mundshme?
Është e mundshme që Shaqiri, Xhaka dhe të tjerët të luajnë për Kosovën që gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018. Por mund të ndodh që të aplikohet një afat kalimtar – sipas të cilit ata mund të ndërrojnë ekipin tek pas dy vitesh. Këtë do e bënin për të motivuar Kosovën të përmirësojë infrastrukturën e saj. Por është e mundshme gjithashtu që FIFA t’ua ndalojë lojtarëve të ndërrojnë ekipin, sepse tashmë kanë luajtur për Zvicrën.

Shaqiri dhe Xhaka kanë luajtur për Zvicrën. Përse kanë të drejtë të ndërrojnë ekipin?
Parimisht një lojtar që ka luajtur një ndeshje zyrtare për një vend, është i lidhur me atë vend. Kosova duhet të shpresojë për një përjashtim – si në vittet 90-të. Atëbotë lojtarët jugosllavë kishin mundësinë të vendosnin nëse duan të luajnë për Kroacinë, Slloveninë apo Bosnjën.

A munden lojtarët t’i ndërrojnë ekipet pas 5 viteve?
Kjo ka pak të ngjarë. E pritshme është që ata të përcaktohen me kohë para ndeshjes së parë të obligueshme të Kosovës në vjeshtë.

Sa i madh është shansi që Shaqiri dhe Xhaka të largohen?
Aktualisht ka pak gjasa që ata të largohen. Infrastruktura në Kosovë dhe perspektivat sportive janë më të këqija se në Zvicër. Për karrierën ndërkombëtare Kombëtarja e Zvicrës është më e mirë – dhe që të dy lojtarët në Kombëtaren e Zvicrës ndihen mirë dhe janë të lidhur me Zvicrën./dialogplus

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button