Ngritet aktakuzë kundër mjekëve për vdekjen e lehonës në Gjevgjeli

Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka ngritur aktakuzë kundër një anesteziologu dhe dy gjinekologëve­obstetër për vdekjen e lehonës në Gjevgjeli, e cila, siç është paralajmëruar, ka vdekur nga ngulfatja nga intubacioni i papërshtatshëm.

Pas zbatimit të procedurës hetimore kundër katër personave, prokuroria themelore publike ­ Veles sot në Gjykatën themelore në Veles parashtroi akuzë kundër T.V. mjek, specialist­anesteziolog i punësuar në IPSH Spitali i përgjithshëm­Gjevgjeli, V.Ç. dhe D.M. mjekë specialistë për gjinekologji dhe obstetrikë të punësuar në IPSH Spitali i përgjithshëm­Strumicë. Të akuzuarit ngarkohen se kanë bërë vepër penale “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.

Prokuroria solli urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore që është zhvilluar kundër personit të katërt të dyshuar, i cili në ndërkohë ka vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button