Greiçevci: I kemi borxh për pranimin në UEFA avokatit Alasdair Bell

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci ka thënë avokati i shkëlqyer britanik Alasdair Bell që është edhe këshilltar ligjor në UEFA në traditën më të mirë që bota ka për të ofruar, dha sot një arsye të fortë ligjore në favor të pranimit të Kosovës.

“Ne i kemi borxh dhe jemi mirënjohës”, ka shkruar Greiçevci, njofton Klan Kosova.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për të njohur shtete, por që shtetet njohin shtete. Nëse nuk jeni anëtar i UN, nuk do të thotë se nuk je shtet. Janë katër kritere që përcaktojnë të qenit shtet, territori, popullsia, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët. Kështu që anëtarët e këtij Kongresi do të vendosin vet nëse Kosova meriton të jetë pjesë e UEFA”, ishin fjalët e Bell në kongresin e sotëm të mbajtur në Budapest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button