Maqedonia i tha PO Kosovës me nënkryetarin Sejdini

Maqedonia e përfaqësuar nga nënkryetari i FFM-s, Muhamet Sejdini, i ka thënë “PO” anëtarësimit të Kosovës!

Federata Evropiane e Futbollit, me 28 vota për vendosi që Kosova të jetë anëtarja e 55 e kësaj organizate. Vlen të theksohet se një votë e rëndësishme pro anëtarësimit të Kosovës i erdhi nga përfaqësuesi shqiptar nga Maqedonia Muhamet Sejdini.

Në një deklaratë për PORTALB.MK, Sejdini ka thënë se ai ka dhënë votën PRO për pranimin e Kosovës. “Sigurisht se kemi votuar për pranimin e Kosovës në shtëpinë e madhe evropiane të futbollit, UEFA. Votuam kundrejt interesave të FFM-s dhe në përgjithësi të futbollit”, ka thënë Sejdini i cili më pas ka shtuar se është takuar me kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrri dhe sekretarin e pergjithsëm të FFK-s, Eroll Salihu, të cilët i ka uruar për pranimin e Kosovës në UEFA.

Njëzetekatër vende ishin kundër pranimit të saj, që ishte edhe pika kryesore e rendit të ditës së Kongresit të UEFA-s, që i zhvilloi punimet në Budapest.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë votuan Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja.

Pas vendimit të sotëm Kosovës do të mund t’i mundësohet anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, në takimin e radhës që do të mbahet në Mexico City, me 12 dhe 13 maj. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button