Shembull se si duhet bërë gazetaria online

[Recension: Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për shqiptarin që e vrau maturantin në Gjorçe Petrov]

Lajmi që po recensojmë është një shembull se si duhet të funksionojë gazetaria në Internet. Artikulli flet për një çështje shumë me rëndësi dhe tërheqëse për opinionin në Maqedoni dhe, ndryshe nga ajo që jemi mësuar zakonisht të shohim se si trajtohen këso tema te shumë portale, ky portali ka respektuar normat gazetareske.

Fillimisht, autori i këtij teksti sjell shumë informacion dhe shumë të dhëna të nevojshme për lexuesin, e që zbardhin me përpikmëri rastin. Në tekst përfshihet i akuzuari, dënimi i tij i mëhershëm, apelimi dhe vendimi i fundit i gjykatës së shkallës dytë.

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin për Naser Eshtrefin i cili ishte i dyshuar për vrasjen e maturantit Angell Petkovski në maj të vitit 2014 në lagjen e Shkupit, Gjorçe Petrov. 20 vjeçari Eshtrefi, do të mbajë 14 vjet burg, pasi që Gjykata i ka refuzuar ankesat.
Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftojnë nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në “Kej” të Vardarit, në afërsi të spitalit të syve e kanë arritur, ndërkaq aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Rëndësi të veçantë. e që duhet theksuar nga ne si recensues. është se autori ka cituar burimin. Ai thirret në burim zyrtar dhe relevant.

Gjykata e Apelit konfirmoi screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për shqiptarin që e vrau maturantin në Gjorçe Petrov”
Data dhe koha e publikimit: 28.04.2016

Data e recensionit: 29.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Paragrafi në vijim dëshmon se autori ka raportuar në mënyrë të balancuar dhe duke mos favorizuar asnjërën anë, por duke i lënë publikut mundësi të ushtrojë të drejtën e tij për të sjellë përfundime. Në tekst jepen faktet e rëndësishme dhe përfshihen dy e më tepër palë. Kjo është qasje profesionale e gazetarit.

Nga familja Petkovski kanë shpjeguar se atyre për të katërtën herë u është vjedhur biçikleta dhe për këtë arsye kanë vendosur të reagojnë dhe ta ndjekin vjedhësin, megjithatë babai i maturantit as që ka menduar se do ta humbë djalin. Angel Petkovski ka ndërruar jetë në duart e babit të tij.
Përndryshe vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njejtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Në fund të tekstit jepet një sfond adekuat dhe gjithpërfshirës, por ajo që bie në sy është fjalia e fundit, ku në lexim të parë duket si koment, por që në fakt është përfundim. Pjesën e vandalizmit dhe huliganizmit të ushtruar në Gjorçe Petrov, është gjë që mbarë opinioni e ka parë vetë, e ka vërtetuar dhe i ka dhënë kualifikime të tilla.

Një lëshim i vogël por i falshëm është bërë në aspektin multimedial, ku ka pasur hapësirë për fotografi më bindëse, të cilat do të ishte mirë të ishin përfshirë gjatë tekstit varësisht kronologjisë. Në përgjithësi, artikulli është kryevepër, në krahasim me artikujt e shumë portaleve të cilat deri më tani kemi recensuar.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button