Inçizoni video të shkurtër dhe fitoni udhëtim në Francë

Instituti Francez në Shkup në bashkëpunim me asociacionin Metamorfozis dhe rajonin Normandi, e organizon botimin e dytë të konkursit “Videoja e ime e shkurtër”, njofton Portalb.

SHKARKONI FORMULARIN PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORITË

Konkursi është i hapur për të rinjtë nga 18 deri më 28 vjet (me mundësi nga frankofonët dhe anglofonët), që janë të interesuar për sferën multimediale (dhe të kenë smart-telefona me kamerë). Kandidatët duhet të kenë dëshirë që lirshëm ta shprehin mendimin e tyre për një temë konkrete aktuale, këtë vit në temën e lirisë së shprehjes.

Videot më të suksesshme të shkurtra (3 minuta) do të botohen në shfaqen në botimin e ri të Festivalit të Filmit Francez, i cili do të mbahet nga 15 deri më 18 qershor 2016.

Fituesi i konkursit do të jenë mysafir i festivalit “Off-Court” në Truvil, Normandi, njëkohësisht do të fitojë dhe orë përgatitore të gjuhës franceze në Institutin Francez në Shkup.

Dy seminaret përgatitore për 15 kandidatët e selektuar do të mbahen më 12 dhe 13 maj të vitit 2016, me qëllim që t’u jepen udhëzime për shkrimin e skenarëve, këshilla teknike dhe realizim praktik të videos.

Gjuhët e mundshme të punës: Frëngjisht, maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Formulari për pjesëmarrje në konkursin dhe në seminaret përgatitore duhet të dërgohet në e-mail adresën [email protected] më së vonti deri më 6 maj 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button