fbpx

Zaev: Ivanov me faljen e paligjshme dhe antikushtetuese na mori të drejtën për gjykim të drejtë

“Opozita ka paraqitur ankesë në lidhje me procedurat të cilat janë si rezultat i abolimit apo faljes së paligjshme dhe antikushtetuese nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, me të cilat pamundësohet e drejta për gjykim të drejtë”, deklaroi lideri i LSDM-së Zoran Zaev, përpara Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku sot u desh të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Puç“, njofton Portalb.

Zaev tha se do të vazhdojë me kërkimin e drejtësisë dhe për gjykimin e drejtë në bazë të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Sot ishim në seancë e cila është caktuar përpara një muaj e gjysmë, mu për datën e sotme. Seanca për fat të keq nuk u mbajt, u njoftuam nga shërbimet e gjykatës se seanca sot nuk do të mbahet. Ne si opozitë paraqitëm ankesë në lidhje me këto procedura, që janë rezultat i abolimit apo faljes së paligjshme dhe antikushtetuese të Gjorge Ivanovit, e cila vetë paraqet precedent, që të falet dëshmitar, të falet shtetas i huaj dhe shumë marrëzira tjera në vet aktin”, tha Zaev, transmeton Portalb.

Ai shtoi se të drejtën për gjykim të drejtë do ta kërkojnë nëpërmjet Gjykatës së Apelit, ndërkaq procedurën, nëse është e nevojshme do ta vazhdojnë edhe në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, Gjykata e ka shfuqizuar procesin gjyqësor për rastin “Puç“, në të cilin janë të akuzuar për spiunim dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore edhe Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski.

Kompetencat për rastin “Puç“ i ka marrë Prokuroria Speciale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close