Harxhimet për jetesë janë rritur për 1.1 përqind

Çmimet me pakicë në nëntor për dallim nga muaji tetor i këtij viti janë ulur për 0.2 përqind, ndërsa harxhimet për 0.1 përqind. Duke krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar çmimet me pakicë janë rritur për 0.4 përqind ndërsa harxhimet për jetesë për 1.1 përqind, thonë nga Enti Shtetërorë për Statistikë.

Ulja e çmimeve të harxhimeve  për jetesë nga 0.1 përqind në nëntor për dallim nga tetori është si rezultat i uljes së çmimeve të pemëve për 7.8 përqind dhe të peshkut për 1.3 përqind.

Statistika ka evidentuar edhe ulje të çmimeve në transportin e aviacionit për 11 përqind, derivateve të naftës, mjeteve shkollore, pijeve nëpër restorante dhe hotele.

Rritje të çmimeve është vërejtur te perimet, qumështi, mishi dhe pijeve alkoolike, pemë të thata, kosi, aparatet elektrike për amvisëri, preparateve higjienike dhe tek gazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button