GNK: Maqedonia në grupin e vendeve ku gjendja po përkeqësohet

Grupi Ndërkombëtar për Kriza apo International Crisis Group (ICG) e ka renditur Maqedoninë në një listë të re ku bëjnë pjesë vende si Afganistani, Bangladeshi, Gambia, Iraki, Azerbajxhani, Kongo dhe Siria.

Sipas GNK Maqedonia e meriton këtë vend pasi politika ka gabuar dhe ka ngritur në këmbë popullin. Këto gabime të politikës kanë nxitur kritika dhe komente negative nga faktori ndërkombëtar. Kryetari Ivanov ka gabuar me vendimin për faljen e 56 funksionarëve.
Gjithashtu përmendet edhe vdekja e Kosta Krpaç, dëshmitar i PSP-së. Për fund, sipas GNK-ICG Maqedonia futet në grupin e vendeve në rrezik dhe krizë pasi Freedom House me raportin e fundit tregoi se mediat në Maqedoni janë nën presion.

GNK është organizatë e pavarur, joprofitabile dhe joqeveritare që merret me zgjidhjen e konflikteve vdekjeprurëse, me ekipe në pesë kontinente. GNK ka zyra në 5 kontinente dhe përfaqësues në Bruksel, Uashington, Nju Jork dhe Pekin. GNK-ICG ka ndikim të madh mbi politikat e SHBA-ve, BE-së, OKB dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button