ARD: Shkupi një qytet bizar me komplekse identiteti

Me një dozë të theksuar të ironisë dhe të humorit, televizioni gjerman ARD, gjatë një reportazhi për “Shkupi2014”, prezanton idetë megalomane të kryearkitektit Vangell Bozhinovski, që shndërroi Shkupin në një qytet historik  bizar.

Në një sqarim të thjesht, ideatori Bozhinovski, para opinionit gjerman nxjerr në sipërfaqe gjithë kompleksin që ka ky ambient. Të sqarosh para një opinioni të gjerë ndërkombëtarë për qëllimin e  projektit, duke e ndier veten më të plotësuar me kthimin e identitetit nga ndërtesat dhe statujat, prej betoni, jo që është përcjellë me humor nga auditori i televizionit gjerman ARD, por analistët e konsiderojnë këtë si një objekt të studimeve psikonalaitike.
Kanali i parë i televizionit gjerman ARD, mbrëmë ka paraqitur, reportazhin për Shkupin, me një dozë të ironisë dhe humorit për projektin “Shkupi 2014”, duke analizuar edhe shkaqet e këtij ndërtimi.

“Kush e ka Aleksandrin më të madh? Maqedonasit! Edhe atë 23 metra të lartë. Në një periudhë vetëm prej tre viteve, qeveria e shtetit të vogël ballkanik e ka shndërruar Shkupin në një qytet historik bizar, raporton televizioni gjerman ARD, duke e hapur reportazhin me titull “kush e ka Aleksandrin më të madh”. Iniciatorët e këtij projekti thonë se populli këtë e dëshiron. Ky projekt nuk është ideja e qeverisë, thotë arkitekti Vangel Bozhinovski.

Çdo ditë ndërtohet diçka e re dhe më e mbrapsht, ankohet arkitekti Dejan Jovanovski, i cili nuk është i kënaqur nga një zhvillim i tillë. ”Mundohem që të mos kalojë nga qendra e qytetit. Nuk mund të pranojë se jetojë në një ankthë të tillë”, thotë Jovanovski.
Jo të gjithë në Shkup e përkrahin këtë ofensivë të kiçit. Arkitektët dhe historianët kanë organizuar protesta. Ata dëshirojnë që të ndërpresin stolisjen e qendrës me fasada të stilit barok. Sa kushton e gjithë kjo! Maqedonia është njëra ndër vendet më të varfëra të Evropës, ku 30 për qind janë të pa punë.

Njëri ndër ideatorët e këtij projekti është Vangell Bizhinovski, i cili në profilin e tij në facebook  poston simbole kombëtare dhe thirrje për poker. “Disa qindar statuja për një qytet si Shkupi janë shumë pak”, thotë ai. Bozhinovski, thotë se para këtij projekti mendonim se ishim një komb ndërkombëtarë, pa identitet. Tani shtonë ai, të gjithë e dinë dhe e shikojnë se çfarë pasurie maqedonasit i kanë lënë historisë.

“Nëse gjithë këtë arkitekturë e vendosim në psikoanalizë, në sipërfaqe do të dalin të gjitha komplekset që i ka ky ambient”, thotë profesori, Nikos Causibus.

Lajme të ngjashme

Back to top button