Rriten çmimet e benzinës dhe diselit

Çmimet me pakicë të benzinës dhe diselit prej sonte në mesnatë rriten për1,5 denarë.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosper BS-95 do të arrijë 78 denarë për litër, Eurosuper 98 do të jetë 80 denarë, ndërsa i Eurodizelit 70 denarë. 

Çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për dy denarë dhe do të arrijë 59 denarë për litër.

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili do të shitet për 41,09 denarë për kilogram. 

Lajme të ngjashme

Back to top button