Kuvendi gjeneral i KB-ve e miratoi propozim-rezolutën “E drejta e privatësisë në kohën digjitale”

Komiteti i tretë i Kuvendit gjeneral të KB-ve miratoi 18 propozim-rezoluta, në mesin e të cilave edhe rezolutën “E drejta e privatësisë në kohën digjitale”.

“Me këtë rezolutë, Kuvendi gjeneral për herë të parë përcakton se të drejtat e njeriut duhet të mbisundojnë pa marrë parasysh medien dhe prandaj ato duhet të jenë të mbrojtuar edhe në interenet edhe jashtë tij”, deklaroi përfaqësuesi i Brazilit, duke e transmetuar deklaratën e kryetarit të tij të dhënë gjatë hapjes së mbledhjes së 68-të.

Komisari i KB-ve për të drejtat e njeriut, Navi Pilaj tha se edhe pse “teknologjia bashkëkohore për komunikim ofron një vegël  të fuqishme për demokraci… ajo kontribuon edhe për ngushtinimin e kufinjve ndërmjet sferës publike dhe asaj private”.

Ambasadori i Gjermanisë, dr. Hans Shumaher tha: “Çdo njeri ka të drejtë të ketë ‘sferë private’, pa përzierje ose mbikëqyrje nga shteti ose faktorë të tjerë”.

Shumaher e ftoi Bashkësinë ndërkombëtare, e veçanërisht Këshillin për të drejtat e njeriut “të vendosin një balanc të shëndoshë ndërmjet shqetësimeve legjitime për siguri dhe të drejtës fundamentale të njeriut për privatësi në kohën digjitale”.

Sipas propozim-rezolutës që u miratua pa votim, Kuvendi gjeneral do t’i ftojë vendet anëtare t’i rishqyrtojnë procedurat, praktikat dhe legjislacionin e tyre për ndjekjen dhe kapjen e komunikimeve si dhe për mbledhjen e të dhënave personale dhe mbikëqyrjen masive, me qëllim që të mbrohet e drejta për privatësi duke i zbatuar në tërësi dhe në mënyrë efikase të gjitha obligimet relevante në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Pas miratimit të rezolutës, disa delegatë e potencuan nevojën për mekanizma të dakorduara ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qëllim që të sigurohet privatësia dhe liria e të shprehurit. Disa nga delegatët shprehën keqardhje për shkak se mekanizmat e tilla nuk janë përmendur konkretisht në propozim-rezolutë, ndërsa disa të tjerë e përshëndetën konsensusin si reagim i qartë ndërkombëtar për aktivitetet për mbikëqyrje elektronike të zbatuara nga SHBA-të edhe në nivel nacional edhe në nivel ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button