Orav përcjell porositë e komisarit Han deri tek liderët

Komisari për zgjerim Johanes Han nuk u është drejtuar direkt me letër katër liderëve që të kërkojë rifillim të negociatave, njoftoi Telma.

Në emër të tij, porositë i ka dërguar ambasadori i BE-së Aivo Orav kanë konfirmuar për televizionin burime diplomatike. Sot edhe zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç doli me përgjigje se Han nuk ka dërguar letër deri te liderët, duke u shmangur madje detajeve.

Kocijançiq ka kujtuar letrën e fundit të Hanit dhe tre eurodeputetëve- Hovit, Vajgëll dhe Kukan, ku është shprehur shqetësimi për krizën politike në Maqedoni dhe ku është konstatuar se kryetari Ivanov ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos dhe se e njëjta “do të ketë pasoja serioze për vendin”./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button