Siri, opozitarët marrin kontrollin e dy fshatrave nga ISIS-i

Trupat opozitare siriane, në rrethinën e fshatit Yeni Yaban i cili ndodhet në lindje të Azez-it në Halep, kanë vrarë 16 pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mes ISIS-it dhe trupave opozitare kanë ndodhur përleshje të dhunshme në fshatin Yeni Yaban i cili ndodhet në lindje të Azez-it.

Trupat opozitare i kanë vrarë 16 pjesëtarë të ISIS-it të cilët janë përpjekur të hyjnë në fshatin në fjalë. Opozitarët gjithashtu kanë marrë nën kontroll fshatrat Sandra dhe Shabanije, në lindje të Azez-it dhe ishin nën kontrollin e ISIS-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button