Paris, përleshje mes protestuesve dhe policisë

“1 Maji” u shënua me demonstrata të dhunshme edhe në Francë. Përleshje të ashpra shpërthyen mes protestuesve dhe policisë në Paris, njofton TCH.

Marshimi tradicional shpërtheu në dhunë pasi protestuesit po kundërshtojnë edhe një projektligj për punën që pritet të diskutohet të martën në Parlament.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës në momentin kur disa të rinj filluan të gjuajnë policinë me sende të forta. Sipas mediave lokale, nga përleshjet kanë mbetur të plagosur dhjetëra policë.

Projektligji, i cili pritet të debatohet në Parlament, bën që t’i hiqen disa të drejta punëtorëve në mënyrë që të inkurajohen bizneset për të punësuar më shumë njerëz.

Qeveria socialiste thotë se projektligji do të bëjë që të zbutet papunësia në vend, por kritikët deklarojnë se punëtorët do të trajtohen si skllevër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button