Tetovë, një rast i ri me HIV gjatë vitit 2013

Një rast i ri me virusin e HIV është paraqitur gjatë vitit 2013 në Tetovë. Në Republikën e Maqedonisë për momentin jetojnë rreth 143 të sëmurë nga sëmudja e Sidës ndërsa nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 71 persona. Të dhënat për Portalb i shpalosi Suzana Subasiç nga Shtëpia për shëndet publik në Tetovë.

Ajo që është me rëndësi, në Tetovë gjatë vitit 2013 vetëm 44 persona kanë kryer testin e virusit HIV.

Të gjitha analizat janë pa pagesë dhe testimi bëhet në mënyrë anonime.

Nga Shtëpia për shëndet publik në Tetovë bëjnë apel që ata që kanë dyshime të kryen këtë lloj të testimit sa më parë pasi që, sipas tyre deri më tani në botë akoma nuk është gjetur ndonjë medikament  që do të shërohet këtë lloj të sëmundjes.

Ndërsa sot Qendra për shëndet publik në Tetovë do të ndajë material njoftues dhe prezervativë  për studentët, ndërsa me rastin e kësaj dite janë mbajtur edhe ligjërata në shkollat e mesme në gjuhën shqipe dhe maqedonase për rrezikun e Sidës dhe masat preventive që duhet marrë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button