Kërkesa për punësimin e shqiptarëve në Manastir has në vesh të shurdhër

Përderisa prindërit ankohen për mungesën e arsimtarëve dhe administratorëve shqiptarë në shkollën “Goce Dellçev” në Manastir, drejtoria e kësaj shkolle hesht.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Goran Galevsi sqaron se MASH nuk mund të bëjë punësimin direkt të mësimdhënësve dhe administratorëve në shkolla.

“Për tu realizuar punësimi në shkolla së pari drejtoria duhet të bëjë kërkesë, të cilën duhet ta drejtojë tek Ministria e Financës, dhe nëse ka mjete për punësimin e mësimdhënësve dhe administratorëve, atëherë MASH jep miratimin për punësim”, tha Galevski.

Disa herë u munduam që ta kontaktojmë drejtorin e kësaj shkolle, por nuk arritëm që të bisedojmë me të.

Ndërkaq nga këshilli i prindërve thonë se vetë drejtori nuk bën kërkesë për punësimin e shqiptarë në këtë shkollë.

“Edhe pse me ligj kemi të drejtë të kemi zëvendës drejtor shqiptarë, një kërkesë e tillë nuk bëhet dhe aq më shumë nuk kërkohet punësimi i mësimdhënësve shqiptarë. Disa herë kemi biseduar me drejtorin na ka thënë se do të bëhet por ja që një kërkesë e tillë asnjëherë nuk është bërë”, shprehet Zait Aliu, anëtar i këshillit të prindërve në këtë shkollë

Lajme të ngjashme

Back to top button