Nesër në Ohër Gostivari – Vardari

Dueli i anuluar në mes Gostivarit dhe Vardarit, që do të përmbyll dhe xhiron e 18-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, do të luhet të martën në Ohër. 

Kjo ndeshje është anuluar shkaku i kushteve të vështira për lojë dhe terrenit të ngrirë dhe të mbuluar nga bora. Gostivari menjëherë ka siguruar terrenin e Ohrit, i cili ofron kushte normale për zhvillimin e ndeshjes, e cila do të luhet me fillim prej orës 13:00. 
Deri në fund të sezonit vjeshtor ka mbetur të luhet edhe java e fundit. 

Ndryshe më parë ishte caktuar që sezoni vjeshtor të përfundon me 4 dhjetor, por ky vendim është ndryshuar dhe kampionati do të përfundon me ndeshjet e xhiros së 19-të me 8 dhjetor (e diel). / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button