Këshilli Opozitar: Më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!

Këshilli Opozitar – që është organizator i protestës së 9 Majit, njofton se protesta e paralajmëruar do të jetë protestë shqiptare, me flamurë kombëtarë dhe nuk do të bashkohet me protesta të dikujt tjetër në Shkup.

“Ndonëse disa dashakeqë duan që zëri shqiptar të mos jehojë suksesshëm më 9 Maj, sepse kjo ua prish allëshverishet me partnerët e tyre maqedonas, ne edhe një herë përsërisim se protesta e 9 Majit për Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci do të jetë zëri i fuqishëm shqiptar i dëgjuar ndonjëherë në Shkupin dardan dhe, përmes tij, do të përçohet mesazhi se shqiptarët janë me Evropën dhe, së dyti, do të shtrohet pyetja se kush ishin tradhtarët dhe skenaristët e ngjarjes së Kumanovës, duke kërkuar drejtësi dhe dinjitet për shqiptarët. Më 9 Maj protestohet vetëm shqip dhe vetëm me flamur shqiptar!” thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button