Diktatori korean ndalon të gjitha ceremonitë martesore në javën kur do të mbajë fjalim

Gjatë javës së ardhshme në Korenë e Veriut nuk do të zhvillohet asnjë ceremoni martesore, sepse lideri komunist i këtij shteti po planifikon ta festojë katërvjetorin e ardhjes së tij në krye të partisë.

Pas katër vitesh riorganizimesh të njerëzve në pozita udhëheqëse, spastrimeve dhe ekzekutimeve, lideri Kim do të çimentojë edhe formalisht, pozitën e tij të pakundërshtueshme, në këtë pjesë të izoluar të Koresë, transmeton Telegrafi.

Në organizimin e këtillë që bëhet pas afro 40-vitesh, do të njihet zotësia e Jong-un si trashëgimtar i vetëm i dinastisë diktatoriale.

Në këtë formë, lideri 33-vjeçar po i ndjekë hapat e gjyshit të tij, Kim Il-Sung, si dhe të babait Jong-Il, që kanë festuar në mënyrë të njëjtë, për të shënuar vendin e tyre, si udhëheqës të padiskutueshëm.

Festimi në të cilin marrin pjesë në mënyrë të detyrueshme, të gjithë banorët e vendit, vjen në kohën kur Korea e Veriut, është duke testuar lansimin e disa raketave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button