Thaçi: Liberalizimi arritje e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë  e tij në Facebook u është drejtuar qytetarëve  për verdiktin e Bashkimit Europian për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Thaçi ka thënë se së në ditët e ardhshme pritet rekomandimi i datës kur qytetarët do lëvizin lirë në vendet e BE-së.

I pari i vendit ndonëse e ka quajtur këtë arritje të vonuar – nuk e ka zvogëluar rëndësinë e saj, që sipas tij është historike, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i Presidentit Hashim Thaçi:

Të dashur qytetarë,

Presim që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike.

Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike.

Kufijtë europianë do të jenë gjithnjë të hapur për fëmijët tanë.

Ata do ta shijojnë lëvizjen e lirë, do t’i takojnë bashkëmoshatarët europianë, do të krijojnë lidhje të reja të miqësisë dhe do t’i forcojnë edhe më shumë lidhjet me familjarët e tyre në diasporë. HTH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button