Shtyhen xhirimet e “Fast & Furious 7”

Vdekja tragjike e aktorit Paul Walker i ka detyruar producentët e “Fast & Furious” që të shtyjnë xhirimet e vazhdimit të shtatë të këtij filmi.

Ylli amerikan e ka luajtur rolin e Brian O’Connor në pjesët e deritanishme të këtij filmi dhe ishte njëherësh duke përsëritur rolin në vazhdimin e radhës.

Ekipi i aktorëve është dashur që të hënën të kthehej në punë, pas festës së Falënderimeve, mirëpo xhirimet janë shtyrë, transmeton Telegrafi.

Regjisori James Wan dhe zyrtarë të kompanisë Universal, kanë thënë se do të ketë ndryshime në skenar për shkak të mungesës së njërit prej yjeve kryesore.

Pjesa më e madhe e “Fast & Furious 7” është xhiruar, ndërsa Walker dhe pjesa tjetër e stafit në muajin janar është dashur të udhëtonin në Abu Dhabi, ku do të xhiroheshin skenat tjera.

Paul Walker ndërroi jetë në një aksident komunikacioni në Santa Clarita të Los Angelesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button