Shënimi i 1 Majit në Stamboll, policia shoqëron 170 persona

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, qytetarët e Stambollit janë mbledhur në sheshin e Bakırköy-it, të shoqëruar dhe organizuar nga sindikatat të ndryshme, partive politike si dhe shoqëria civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbërritjes së përkrahësve të sindikatave dhe shoqërisë civile është kënduar himni ndërkombëtarë i ditës së 1 Majit dhe më pas programi ka vijuar me fjalimet e udhëheqësve të këtij organizmi.

Ndërkohë policia e Stambollit ka marrë masa të shumta sigurie për mbarëvajtjen e këtyre tubimeve. Në vendin ku është lejuar mbajtja e tubimit kryesorë është ngritur qendra e komandës së policisë.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA të gjitha kamerat e rrugëve dhe shesheve që të çojnë në këtë vend monitorohen nga kjo komandë. Ndërkohë policia ka ngritur edhe një qendër krize për të monitoruar dhe patur sa më mirë nën kontroll situatën.

– Policia ka ndërhyrë ndaj një grupi të partisë HDP-

Një grup i partisë HDP është nisur drejt sheshit ku po mbahet tubimi i 1 Majit. Ndërkohë grupi në fjalë ka kërkuar të hyjë në shesh pa kontrollin e policisë. Pas tensioneve mes policisë dhe grupit në fjalë policia ka ndërhyrë për ti zmbrapsur ata. Ndërkohë disa pjesëtarë të grupit janë shoqëruar nga forcat e sigurisë.

– Policia e Stambollit arrestoi 170 pasona-

Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se 170 persona janë shoqëruar në polici pasi kanë tentuar të organizojnë tubime të paligjshme.

Burimet policore u shprehën se shoqërimet janë bërë në rajonet, Shishli, Beshiktash, Bejoglu, Zejtinburnu dhe Bakırkoj.

Krahas shoqërimit të këtyre personave policia ka bërë të ditur se është sekuestruar një numër i madh fishekzjarresh, shishe boje, bomba artizanale, koktej molotovi, trakte dhe simbole të shumta të organizatave të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button