Mjeku: Ronaldo rrezikon Evropianin, nëse luan

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duhet të pushojë të paktën tre javë për shkak të lëndimit të gjurit ose rrezikon të humbasë Kampionatin Evropian, ka thënë ish-mjeku i kombëtares portugeze Nuno Campos, raporton Anadolu Agency (AA).

Ronaldo për shkak të lëndimit tha humbi gjysmë-finalen e parë të Ligës së Kampionëve me Manchester City, por nga klubi “mbretëror”, shpresojnë se portugezi mund të jetë gati për ndeshjen e kthimit të mërkurën.

“Ai ka një lëndim të tillë të cilit i duhet 12 deri në 14 ditë që të shërohet plotësisht, dhe më pas muskujve u duhen edhe pesë deri në shtatë ditë për një shërim të plotë”, ka paralajmëruar Campos për median portugeze “Record”.

Ai paralajmëroi se sulmuesi 31-vjeçar, në qoftë se kthehet në fushë, rrezikon lëndim të ri, si dhe përkeqësimin e lëndimit.

“Nëse kthehet më herët në terren, rrezikon lëndim të ri, si dhe përkeqësimin e të njëjtit në mënyrë që ai mund të humbasë Euro 2016”, ka thënë Campos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button