Ushtria Siria e Lirë përparon ndaj PYD në Halep

Ushtria Siria e Lirë (USL) po lufton për të penguar përparimin në veri të Halepit të forcave të regjimit të Asadit, të ndihmuara nga ushtria ruse si dhe kundër organizatës terroriste, PYD, raporton Anadolu Agency (AA).

Mes forcave të USL dhe militantëve të PYD vazhdojnë luftimet në rrugët e lagjes Eshrefije në veri të qytetit të Halepit. USL ka rrethuar PYD në këtë lagje, ndërkohë përleshjet e armatosura ende vazhdojnë.

Një nga komandantët e grupit Shejsh-ul Tahrir pranë USL, Abu Karmo Idlibi tha për gazetarin e AA se USL do ta shpëtojë Halepin nga PYD.

Idlibi në fjalën e tij tha: ”Kur PYD mbetet në pozitë të vështirë kërkon ndihmë nga regjimi i Asadit. Koordinimi mes palëve është aq i lartë saqë avionët e regjimit e dinë me saktësi vendin që do të godasin. Ndërkohë forcat e PYD gjatë sulmeve tërhiqen në një distancë të caktuar nga vendet ku do të sulmohet.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button