Sërish përleshje mes policisë dhe protestuesve para fjalimit të Donald Tramp

Qindra protestues janë përleshur me policinë speciale para një hoteli në Kaliforni, ku kandidati udhëheqës republikan për presidemt të SHBA-së, Donald Tramp duhej të mbajë fjalim.

Pas incidentit Tramp u tërhoq nga ndërtesa.

Protestuesit e depërtuan barrikandën e vendosur rreth hotelit në afërsi të aeroportit në San Francisko. Policia arriti t’i pengojë të hyjnë në hotel, ndërsa protestuesit hodhën vezë.

Incidenti i ri pasoi një ditë pasi rreth 20 protestues janë arrestuar në Kosta Mesi, Kaliforninë jugore të cilët protestuan para sallës ku Tramp mbajti miting dhe premtoi se nëse zgjidhet do të ndërmarrë qëndrim më të fortë ndaj imigrimit ilegal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button