fbpx

Somali, gjatë shembjes së një xhamie të paktën 15 të vdekur

Gjatë shembjes së një xhamie e cila ishte në proces të rikonstruksionit në Mogadishu të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë janë lënduar, raportojnë mediat botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ndodhi gjatë namazit të xhumasë të premten në xhaminë në kryeqytetin somalez, ndërsa detajet për tragjedinë për opinionin publik u publikuan të shtunën. Besohet se në momentin e shembjes në xhami kanë qenë qindra njerëz, ndërsa dyshohet se disa prej tyre edhe më tej janë nën rrënoja.

Në rajonin e Mogadishut gjatë ditëve të fundit ka rënë shumë shi. Mediat lokale lajmërojnë se inxhinieri që ka punuar në projektin e rindërtimit të xhamisë është arrestuar për shkak të pakujdesisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close