fbpx

Plaga e hidhur e 1 majit, e pashërueshme për të burgosurit dhe familjarët e rastit “Monstra”

Familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’ një majin  e vitit 2012 e kujtojnë si një ndër ditët më të këqija të jetës së tyre, pasi që trauma e aksionit policor të zhvilluar para katër viteve ende nuk ka kaluar. Ata thonë që ju vjen keq që ka ndodhur vrasja e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës, për të cilën familijarët e tyre janë burgosur përjetësisht, por që janë të pafajshëm dhe se vrasësit e vërtetë duhet të zbulohen, njofton Portalb.mk.
Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm.
Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë.

Familja e të akuzuarit Sami Luta i cili po vuan dënimin në burgun e Shutkës thonë se ndjehen shumë keq dhe se tërë kohën ata kanë përjetuar provokime të llojllojshme nga subjekte të ndryshme.

“Ndjehemi keq, shumë keq. Na morën më të dashurin pa pikë faji. Malli për të vjen  e po na shtohet dita ditës. Tërë kohën përjetuam provokime të llojllojshme nga subjekte të ndryshme. Më se shumti na dëshpëroj neglizhenca e pa fund e partisë shqiptare në pushtet, e cila për rastin tone “Monstra” dështoj totalisht. Zhgënjimi ma i madh ishte premtimi që e dha Zaevi për publikimin e bombave për rastin tonë të cilin nuk e mbajti. E falënderojmë gjithë popullatën dhe  jemi të kënaqur nga përkrahja e tyre qysh nga fillimi e deri më sot, të cilët na kanë dhënë kurajo dhe forcë dhe gjithnjë kanë qenë me ne”, thonë për Portalb.mk familjarët e Sami Lutës.

Ata shtojnë se me shëndet është mirë, por se janë larg nuk është fare e lehtë.

“Falë Zotit , me shëndet është mirë. Se jemi larg nuk është fare e lehtë. Pafajësia e tij na mundon goxha por, nga ana tjetër na jep forcë dhe shpresë se një ditë e vërteta do të del në shesh”, thonë për Portalb.mk familja Luta.

Kjo familje shprehet optimiste dhe thonë se ky rast i stërzgjatur gjithsesi do të zgjidhet.

“Ky rast gjithsesi do të zgjidhet! Nga rrethana botërisht të njohura rasti u stërzgjat. E vërteta do të del në shesh do si do. Sipas informatave nga avokati jonë si dhe mediumeve të ndryshme përgjimet e rastit “Monstra” tanimë gjenden në duart e Prokurorisë Speciale. Ne si familjar presim momentin kur Prokurorja Speciale, nga provat që i ka në dispozicion, do të shpall pafajësinë e te akuzuarve- dënuarve të këtij rasti, si dhe lirimin e tyre sa më të shpejtë.”, thonë më tej ata.

Gjithashtu për këtë përvjetor për Portalb u shpreh edhe Bedri Ajdari, familjar i Haki dhe Fejzi Azirit, gjithashtu të akuzuar për rastin në fjalë.

Ai për Portalb.mk thotë se ajo çfarë ndjejnë ata në këtë ditë është mllef, askush nuk e din hallin tonë përveç atyre që kanë ndonjë brengë të tillë.

“Jemi jashtëzakonisht të mllefosur! Për dikë ndoshta nuk është me rendësi dhe i duket se kalojnë vitet, por për familjet tona nuk do të thosha kështu. Sot në Maqedoni nuk mund të jetohet pa ndonjë problem të këtillë e lëne më me të burgosur pa një epilog përfundimtarë. Po përcjellim përvjetorin e 4 dhe po e fillojmë te 5-tin. Askush nuk e din hallin tonë përveç atyre që kanë ndonjë brengë të tillë. Ne që jemi familjarë, kemi mjaft halle po prapë nuk jemi në lëkuren e të burgosurve tanë që nuk e dinë pse janë që 4 vite të prangosur, të fyer të nënvlerësuar si njerëz, si shqiptarë që padrejtësisht janë të burgosur. Na mungojnë neve të rriturve dhe as që diskutohet për fëmijët e tyre.”, tha për Portalb.mk Ajdari.

“Natyrisht ringjalljen e bëjnë mediat në gjuhen shqipe që nuk na harrojnë dhe na japin kurajë të vazhdojmë luftën me mjetet që posedojmë. Bredhim andej e këndej dhe nuk dimë më tek kush të drejtohemi! Pritëm disa vjet kinse për drejtësi, po te kush? A tek ata që vet janë të përfshire në krim të organizuar, në vjedhje dhe tek ata që kanë premtuar se do të punojmë ashtu siç dëshironi ju Çaush e kerkush, jo, tek këta nuk ndahet drejtësia! Ndonëse u formua Prokuroria Speciale e Shkupit, ajo nuk po ja del në krye me ata që i kanë duart e përlyera me fëlliqësira dhe pasuri të popullit sepse e dimë se Gjykatat dhe gjykatësit apo me mirë thënë kasapët e Maqedonisë nuk e lejojnë asnjë rast të zbardhet. Ne nuk kemi as kryetar shteti që të sjell drejtësi në këtë vend dhe t’i sanksionoj vendimet që janë në dëm të popullatës së Maqedonisë, po për kundrazi ky i legjitimon ato vendime të pa drejta dhe i inkurajon që edhe në të ardhmen nëse e shkelin ligjin ky do t’i amnistoj sepse është pjese përbërëse e atij krimi. Pra, për neve shqiptarëve ka ngel rruga dhe Revolucioni për të mos ja lëne “majmunit të na e ndaj djathin” siç thotë një proverb arabe.”, shtoi për Portalb.mk Ajdari.

Ndërkaq lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev një vit më parë tha se do të publikojë gjithçka që posedon për rastin “Monstra” kur u vranë katër fëmijë dhe një person i rritur pranë liqenit të Smillkovës , por kjo gjë nuk ndodhi. Ai tha që materialet ia ka dorëzuar Prokurorisë Speciale e cila ende nuk e ka shqyrtuar rastin edhe pse familjarët kërkojnë një gjë të tillë.

RIKUJTIM 30/6/2014

Gjashtë persona të akuzuar në rastin “Monstra” janë dënuar me burg të përjetshëm, kurse vetëm njëri prej tyre nuk ka marrë burg të përjetshëm është vendimi i gjykatës lidhur me këtë rast.

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”.

Vetëm i akuzuari Rami Sejdiu është liruar nga akuza dhe i është ndërprerë paraburgimir

Sipas prokurorisë, ata më 12 prill 2012, gjatë festës “E enjtja e madhe”, me gjithsej 21 të shtëna të revoles kanë qëlluar për vdekje pesë peshkatarët të cilët i kanë parë te Liqeni i Smillkovcit. Policia deri tani nuk ka gjetur armët me të cilat është kryer vepra penale. Nuk janë vërtetuar as edhe disa segmente të tjera të përmendura në konferencën për shtyp, sikurse pretendimi se të akuzuarit kanë marrë pjesë në luftëra anti-NATO në Pakistan e Afganistan.

Prokurorja publike Gordana Geshkovska ditë më parë tha se Gjykata të dënojë të akuzuarit me dënime maksimale, që të kënaqet drejtësia.

Gordana Geshkovska ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit the thotë se presioni i vazhdueshëm lidhur me procesin gjyqësorë për vrasjen e pesëfishtë nuk mund ti heqin poshtë provat e forta që i ka prokuroria.

Por, fjala e prokurores, menjëherë pas mbylljes së seancës, shkaktoi reagime të ashpra nga të afërmit e të akuzuarve, të cilët edhe njëherë me bindje të plotë theksuan se shtatë të akuzuarit nuk kanë të bëjnë me vrasjen e pesë maqedonaseve në prill të 2012-s.

Naser Raufi njëri nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve ka thënë se fjala e Prokurores është një absurd i madh. “Ajo foli pa u bë analiza e provave, krejt paushall. Krejt pa lidhje, më ka habitur”, ka thënë Raufi.

Edhe disa organizata joqevritare shprehen se ky rast duket i montuar dhe shumë misterioz dhe thonë që rasti mund të gjejë drejtësinë vetëm në Strasburg.

Në ndërkohë të akuzuarit për këtë rast përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe organeve gjyqësore të pandehurit kërkojnë 24.5 miliardë euro, ose rreth 12 buxhete shteti, dëmshpërblim material dhe moral për etiketimin e tyre si vrasës. /Portalb

Pas shpalljes së dënimit për 6 të akuzuarit në rastin ‘Monstra’, me burgim të përjetshëm kanë shpërthyer lotët në gjykatë.

Fejzi dhe Haki Azirin, Sami Lutën, Alil Demirin, si dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq janë dënuar me burgim të përjetshëm deri në vdekje, ndërsa nga akuzat është liruar si I pafajshëm Rami Sejdiu  dhe i është ndërprerë paraburgimi.

Rasti Monstra, familjarët: Presim që Janeva ta dëshmojë pafajësinë e të akuzuarve

Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

Reagime: Rasti Monstra, i montuar dhe planifikuar që moti

Vetëm në Strasburg ‘Rasti Monstra’ mund të gjejë drejtësinë

Rasti Monstra: Dënohet për mbajtje të armëve 60 vjeçarja Feride Bilalli

Rasti Monstra, edhe një muaj paraburgim për të arrestuarit

Rasti Monstra, agonia vazhdon, gjykatësi merr pushimin

PSP komenton për rastin “Monstra”

Prokuroria Speciale deklarohet për rastin “Monstra”

Gjykata e Apelit konfirmon burgun e përjetshëm për të dënuarit e rastit “Monstra”

Zaev: “Dëshminë për rastin Monstra do t’ia dorëzoj Janevës”

“Monstra”, familjarët kërkojnë nga Janeva urgjentisht ta shqyrtojë rastin

Rasti ‘Monstra’ ,familjarët kërkojnë takim me prokuroren speciale

Rasti ‘Monstra’, familjarët: çfarë ndodh me këtë proces?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button