Lëndohet Berisha, priten testimet mjekësore (FOTO)

Sot në ndeshjen FC Shkupi – Rabotniçki, mbrojtësi me përvojë i skuadrës FC Shkupi, Sedat Berisha kishte një moment mjaft të vështirë, pasi që në pjesën e parë u përballë me humbjen e vetëdijes, ndërsa më pas, në pjesën e dytë ai u zëvendësua nga Bujamin Asani, por përsëri në dhomat e zhveshjes pësoi edhe sulmin e dytë, duke humbur përsëri vetëdijen. Në një moment ndeshja u ndërpre dhe i gjithë stafi vrapuan të mësojnë se çka në fakt po ndodh me lojtarin e tyre, ndërsa me shpejtësi intervenoi dhe ndihma e shpejtë që e dërgoi Berishën me auto ambulancë drejt spitalit më të afërt të qytetit, ku edhe ju dha ndihma e parë. Më pas Berisha është lëshuar në kurim shtëpiak, por që sipas mjekëve do të duhet që të vizitojë përsëri mjekët për të kryer incizime për të mësuar problemin.

Berisha është prononcuar edhe për faqen zyrtare të klubit ku mes tjerash ka thënë: “Elhamdulilah Zotit kalova mirë edhe një sprovë. Fillimisht pësova një goditje, e si pasojë e së cilës më vonë kisha një bllokim të anës së majtë të trupit dhe humbje të vetëdijes. Falë Zotit tani jam mirë dhe së shpejti do jem i gatshëm për të luajtur, por vetëm pasi të realizoj disa testime mjekësore. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që treguan kujdes për mua dhe u interesuan rreth gjendjes sime”, ka thënë mbrojtësi i Shkupit, Sedat Berisha. Ndeshja FC Shkupi – Rabotniçki përfundoi me fitore të mysafirëve, ndërsa duelin e radhës Shkupi e luan kundër Vardarit. /PORTALB.MK/

Sedat Berisha i lënduarSedat Berisha duke marrë ndihmë mjekësore  Sedat Berisha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button