fbpx

Sërish është Shqipëria argument pse Britania nuk duhet të qëndrojë në BE

Sërish Shqipëria bëhet pjesë e argumentit se përse Britania nuk duhet të qëndrojë në BE. Dhe sërish kartën e gogolit shqiptar e tund Ministri britanik i Drejtësisë Majkell Gove, i cili në një shkrim të gjatë të botuar në tabloidin “Daily Mail”, paralajmëron britanikët se çfarë do të mund t’i ndodh Britanisë, nëse Shqipëria, dhe vendet e Ballkanit dhe Turqia do të hynë në BE.

“Nëse mendoni tani se BE është keq, prisni derisa të hyjë Shqipëria në Bashkimin Evropian”, shkruan Gove.

“Opsioni shqiptar nuk është thjeshtë një roman imagjinar plazhi, është një fakt diplomatik, shkruan Ministri i Drejtësisë.

Duke theksuar se Britania nga sot deri në 2020 do harxhojë 20 miliardë stërlina për të përgatitur vendet e Ballkanit për anëtarësimin e tyre në BE, ai thekson se kjo shifër është më shumë se shuma që do paguajmë për fondin e luftës kundër kancerit në Shërbimin Shëndetësor britanik, NHS.

“Me siguri shqiptarët mendojnë se Foreing Office është i mbushur me personazhe të filmave të Pitkinit” shkruan ministri britanik në shkrimin në “Daily Mail”, përcjell tch. Ai përmend shifra të kriminalitetit shqiptar në Britanai ku sipas tij nga rreth 10 mijë kriminel të huaj nëpër burgjet britnatike 1 në 20 syresh janë shqiptare.

“Nga tërë të burgosurit në burgjet tona që vijnë në vendet e BE, 10 për qind janë nga Shqipëria” nënvizon Majkëll Gove. Në këtë fushatë frikuese ministri britanik i Drejtësisë përmend edhe aspektet negative të hyrjes së vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe Turqisë dhe jo vetëm Shqipërisë, por kryesisht përdor gogolin shqiptar.

Përfaqësuesit e fushatës pro largimit të Britanisë nga BE-ja përdorin pak a shumë të njëjtat argumenta friksuese që janë përdorur dikur edhe kur vende si Polonia, Rumania dhe Bullgaria u futën në BE, e ku sipas parashikimeve të tyre apokaliptike Britania do fundosej nën peshën e miliona emigarantëve nga këto vende.

E sërish shumë vite pas asaj retorike Britania sot është një nga vendet me ekonominë më të zhvilluar në vendet e BE-së, ndërkohë historia ka treguar se britanikët e thjeshtë janë më të pandikuar nga një retorikë e tillë ksenofobe.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close