Palestina do kërkimfalje nga Eurovizioni, iu ndalua flamuri si Kosovës

Zyrtari i lartë palestinez, Saeb Erkat ka kërkuar sot nga organizatorët e Eurovizionit që t’i kërkojnë falje Palestinës, pasi që flamuri shtetëror i këtij vendi është vendosur në listën e flamujve të ndaluar për t’u valëvitur në këtë kompeticion muzikor.

Në letrën e tij drejtuar presidentit të Unionit të Transmetuesve Evropianë, Jean-Paul Philippines, Erkat ka thënë se Suedia, shteti në të cilin do të mbahet ky spektakël është shteti i parë që zyrtarisht ka njohur shtetësinë e Palestinës.

Erkat ka bërë thirrje për tërheqje të menjëhershme të këtij vendimi, të cilin ai e quan të turpshëm. Ndërsa, ka thënë se është e rëndësishme që Unioni i Transmetuesve Evropian t’i kërkojë falje Palestinës dhe miliona palestinezëve përreth botës.

Në mesin e këtyre flamujve të ndaluar, ku ndodhet edhe ai i organizatës terroriste ISIS, është vendosur edhe flamuri shtetëror i Kosovës, i cili veprim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të institucioneve dhe deputetëve në vend, si dhe sot reagimin e eurodeputetes Ulrike Lunacek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button