Lunacek reagon ndaj vendimit të zyrtarëve të Eurovisionit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulurike Lunacek, ka reaguar ndaj vendimit të EBU-së për vendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës në të njëjtin nivel me atë të ISIS.

“Protestoj fuqishëm kundër vendimit të EBU duke e vendosur flamurin e ISIS në të njëjtin nivel me shumë regjione gjithashtu me të shtetit më të ri evropian, Kosovën”.

“Kosova është njohur nga 111 shtete anëtëre të OKB-së dhe është koha e fundit që këngëtarët kosovarë të marrin pjesë në garën e Eurovisionit për të prezantur shtetin e tyre”.

“Në raportet e mia për Kosovën, Prlamenti Europian vazhdimisht e ka bërë të qartë thirrjen që Kosova të lejohet të merr pjesë në këtë garë dhe për pesë vendet e tjera të Bashkimit Evropian që po e shtyejnë njohjen”.

“Ne në Parlamentin Evropian nuk dëshirojmë që këngëtarët kosovarë të përjashtohen nga gara e Eurovisionit ose të detyrohen të këndojnë për një shtet tjetër – sikurse ishte rasti i Rona Nishliut në vitin 2012, e cila prezantoi Shqipërinë – dhe arriti sukes duke përfunduar kështu në vendin e pestë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button