Vardari një hap afër titullit, luajti edhe “Buba” për Shkëndijën

Vetëm dy javë para se të përfundojë kampionati futbollistik i Maqedonisë, skuadra e Vardarit dhe Shkëndijës kanë mbetur në distancë prej pesë pikëve dhe kjo bënë që skuadra nga kryeqyteti dhe që është kampion aktual, të jetë vetëm një hap larg titullit. Edhe pse mendohej se ndoshta Sileksi do të befasojë edhe një herë, kjo nuk ndodhi. Vardari ka marrë fitore me rezultat 2:1 në Kratovë.

Shkëndija ishte mase e sigurt në duelin ndaj Bregallnicës duke e mundur atë me rezultat të pastër 3:0, ndërsa vlen të përmendet dhe rikthimi i Ferhan Hasanit, i cili pas më shumë se gjashtë muaj sot u inkuadrua në lojë që nga minuta e 77-të. Ekipi i Shkupit ka vazhduar me lojë të mirë por me sulmin shterp, duke mos shënuar asnjë gol nga shumë rastet që i kishin. Sot “pëllumbat” nga Çairi u mundën nga Rabotniçki, ekip kjo nga një gjysmë rast shënuan golin e vetëm dhe morën tri pikë shumë me vlerë.

Në ndeshjen e fundit, atë të “play out”-it, Horizonti e mundi Metalurgun me rezultat të lartë 4:0, duke rikthyer epërsinë ndaj Renovës në dy pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button