Bayerni ‘ngec’ në shtëpi, Dortmundi shpreson ende

Sfida me Borusia Monchengladbach këtë të shtunë, konfirmoi edhe njëherë tjetër momentin jo të mirë të Bayernit të Pep Guardiolës.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 në “Allianz Arena”, por më shumë se dy pikët e humbura në shtëpinë e tyre, ajo që duhet të shqetësojë tifozët bavarezë duket se është forma e skuadrës që e ka të vështirë në këtë periudhë të sezonit që të gjejë golin.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Dortmundi dogji edhe matematikisht shpresat e Volfsburgut për të luajtur në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë fituan me rezultatin e thellë 5-1 duke ngushtuar gjithashtu në 5 pikë avantazhin e Bajernit dhe duke shpresuar në mrekullinë, dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Schalke fitoi 3-1 në transfertë me Hanoverin duke mbajtur gjallë shpresat për zonën e Ligës së Kampionëve, ku vendi i katërt mbahet nga Monchengladbach me 49 pikë.

Sa i përket betejës për mbijetesë, Hoffenheim mori tri pikë jetike në përballjen me Ingolstad, duke u shkëputur nga zona e ftohtë dhe duke lënë në këto ujra Shtutgartin, Eintrahtin e Frankfurtit dhe Verder Bremenin, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button