Pabarazia e të ardhurave në SHBA ka “goditur” arsimin

Një hulumtim i kryer mbi arsimin fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbulon se fëmijët e familjeve të pasura me një mesatare prej 4 “vite arsimi” janë përpara nga fëmijët e familjeve të varfra, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të “New York Times”, bazuar në hulumtimet të kryera në Qendrën e Analizave mbi Politikat Arsimore pranë Universitetit Stanford, zbulohet se në SHBA, shkollat fillore dhe të mesme në zonat lokale ku në mënyrë të dendur jetojnë të varfrit, në nivelin e trajnimit janë 4 “vite arsimore” mbrapa në krahasim me zonat lokale ku jetojnë të pasurit.

Gjithashtu në hulumtim theksohet se në shkollat shtetërore në qytetet ku në nivel të lartë ka diskriminim racor, mes nxënësve të bardhë dhe atyre nga etnitë e tjera ka boshllëqe të mëdha akademike.

Për shembull, nga nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në rajonin Carlisle në Massachusetts 84 përqind janë të bardhët, 13 përqind aziatik, 1 përqind persona me ngjyrë dhe 2 përqind janë me origjinë latine. Këto nxënës janë 3,5 vite përpara nga niveli mesatar arsimor të SHBA-ve dhe të ardhurat mesatare vjetore të familjeve në rajon janë 198 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button