Gormez: Mes vendeve muslimane duhet unitet

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, (Diyanet), Mehmet Görmez, duke vënë në dukje se është e turpshme që feja Islame të përmendet me terrorizmin, ka pohuar se dijetarët islamë nuk duhet ta pranojnë këtë. “Në cilën jurisprudencë (fikh) islame mund të duken të pafajshme vrasjet e njerëzve në Ankara, Stamboll, Suruç, Paris dhe Bruksel?”, shtroi pyetjen Görmez, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez i cili ka mbajtur një fjalim në mbylljen e Konferencës së 1-rë Ndërkombëtare të Imamëve dhe Ligjëruesve me temë “Roli i Imamëve dhe Ligjëruesve në luftën kundër Ekstremizmit, Radikalizmit dhe Terrorizmit”, tha se mes vendeve muslimane duhet të ketë unitet dhe bashkim.

Ai u shprehur se është i nevojshëm fokusimi se si shoqëritë islame të arrijnë sigurinë dhe paqen. Görmez gjithashtu ka shpjeguar ndër të tjera se do të paraqiten probleme të mëdha në rast se shoqëritë humbasin lirinë e mendimit dhe sigurinë për të cilën mbrojtja e mendimit dhe arsimit janë baza, dhe se thelbi i sigurisë së mendimit janë bazë të çdo sigurie.

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë pasi cekur çështjen e islamofobisë, ka vënë në dukje se muslimanët janë akuzuar për kryerje të krimeve, ku me idetë e terrorizmit kanë nisur të frikësojnë njerëzit kundër muslimanëve dhe ka pohuar më tej se në themel të Islamit është liria dhe se në fe nuk ka detyrim.

Pasi ka theksuar se qëllimi i Islamit është të ofrojë paqe dhe se shoqëria islame duhet të qëndrojë larg të këqijave, Görmez u shpreh: “Islami bën thirrje në paqe, besim, mbrojtje dhe siguri. Allahu urdhëron sjellje të drejta dhe të qenit i mëshirshëm me të gjithë. Komunitetet muslimane duhet të jenë komunitete paqësore. Është e turpshme që Islami të përmendet me terrorizmin. Dijetarët islamë nuk duhet ta pranojnë këtë. Në ngjarjet e terrorizmit po vriten njerëz.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button