Kriza politike rrezikon bllokimin e fondeve IPA

Kriza politike po vazhdon të sjell pasoja të rënda. Si rezultat i vazhdimit të krizës Maqedonisë, tashmë po i rrezikohet ti bllokohen fondet IPA, njofton RTVM2.

Lidhur me këto paralajmërime, zëvendës kryeministri për çështje Evropiane Arbër Ademi tha se nuk ka marrë asnjë qëndrim zyrtar nga Brukseli, por sipas tij një situate e tillë do të kishte një impact negativ, pasi që fondet IPA kanë një rëndësi të veçantë për shkak se përdoren për projekte në sfera të ndryshme.

Ndërsa drejtori i OEMVP-së Fatmir Bytyçi tha se në një ekonomi veçse të rënduar, një bllokim i tillë do të përkeqsojë edhe më tepër gjendjen ekonomike të vendit, duke marrë parasysh se me vet ndaljen e këtyre fondeve do të bllokohen edhe shumë projekte zhvillimore.

Maqedonia nga fondet IPA 1 që përfshin periudhën 2007-2013 ka shfrytëzuar rreht 380 miljon euro informoi zëvendës kryeministri Arbër Ademi.

Ndërsa ai tha se për periudhën kohore 2014-2020 janë paraparë që të jepen 664 miljon euro, ndërsa Maqedonia deri tani i ka programuar mbi 400 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button