“Ibni Pajko” me stil barok, reagojnë arkitektët

Pamja e ndërtesës së “Ibni Pajko” në sheshin “Kryengritja e Karposhit” të Shkupit po ndryshohet. Qyteti i Shkupit ka përfshirë fasadimin e ndërtesës me stil barok të jetë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, njofton TV21.

Por, Sipas Mirosllav Gërçev, profesor universitar i arkitekturës, përfshirja e objekteve historike në projektin e barokut paraqet falsifikim të historisë dhe kulturës së vendit. Ai thotë se nëse objekti ka nevojë për ndonjë rikonstruktim duhet të bëhet në atë frymë që ka vet ajo.

Ky objekt është ndërtuar në vitin 1938 në stilin e arkitektit Korbizie. Banorët e kësaj ndërtese shprehen se nuk e shohin të nevojshëm rikonstruktimin me pamje të stilit barok, sepse sipas tyre, kjo pamje nuk tregon histori, por se objekti që ka qenë prej vitesh paraqet periudhën e Maqedonisë moderne.

 

Përderisa Qyteti i Shkupit vazhdon me fasadimin e objekteve me stil barok, dhe lajmëroi se po përgatiti teren ekspres për kthimin në barok të ndërtesës historike “Ibni Pajko” në qendrën e Shkupit qytetarët dhe pjesë të protestuesve çdo ditë, me hedhje të balonave me ngjyrë, tregojnë revoltën e tyre ndaj objekteve me stil barok.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button