Në prag të festës së Pashkëve, rriten çmimet e produkteve ushqimore

Në vigjilje të festës së Pashkëve, janë vërejtur rritje të çmimeve edhe nëpër tregjet e gjelbra. Fluksi i shtuar i qytetarëve vërehet që nga mëngjesi në Tregun e Gjelbër, në qendër të Shkupit, njofton TV21.

Besimtarët ortodoks janë duke u përgatitur për të begatuar festën e nesërme pran familjeve.

Tezgat e mbushura me pemë dhe perime në këtë fundjavë kanë çmime të rritura krahas ditëve tjera të zakonshme, thonë qytetarët. Sikur çdo vjet tjetër në prag të festave ndryshohen çmimet e produkteve ushqimore, shprehen tregtarët, të cilët e arsyetojnë këtë me rritjen e kërkesës së blerësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button