Xhabir Deralla: Shoqëria civile është rojtar i demokracisë

Xhabir Deralla, ka thënë se shoqëria civile, nëse dëshiron që ta plotësoje funksionin e saj, duhet që të merret me kritika. Organizatat e shoqërisë civile po kujdesen për ligjin, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e të drejtës dhe demokracisë.

“Ata janë rojtar të demokracisë dhe nëse ato stigmatizohen, karakterizohen si armiq, shërbime të huaja, tradhtar, nuk mund që ta kryejnë funksionin e tyre në shoqëri dhe nëse kjo gjë ndodh në diskursin publik, kjo më shumë nënkupton se qeveria e cila e imponon këtë në mënyrë direkte ose indirekte përmes medieve ose masave tjerë, nënkupton se ai vend jeton shkurt me demokracinë, gjegjësisht jeton me presionin e një pushteti autoritar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button