“Financial Times” për Janevën: Gruaja e guximshme që e dridhi elitën maqedonase

“Nëse presidenti ka për qëllim që të vazhdojë me abonimin apo faljen e personave që janë të akuzuar, ai do të ketë shumë punë, pasi që ne nuk do të ndalemi”, thotë prokurorja speciale, Katica Janeva për njërën ndër gazetat më të mëdha ditorë për biznes dhe ekonomi “Financial Times” e cila shkruan tekst “Gruaja e guximshme nga një qytet i vogël e ka dridhur elitën maqedonase”, njofton Portalb.

Gazeta prokuroren speciale e përshkruan si “kamxhik për elitën korruptuese të Maqedonisë dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike”, por zbulon se zyra e Prokurorisë Speciale në Maqedoni përballet me shumë pengesa, në mesin e të cilëve edhe sigurimin e dëshmitarëve, nga të cilat shumë persona frikohen të bashkëpunojnë me ta për shkak të mbikëqyrjes së përforcuar.

“Ajo mund të bëhet edhe më e rëndë pasi që Kosta Kërpaç, dëshmitar, vdiq pasi që u gjuajt në gjoks”, shkruan gazeta, transmeton Portalb.

Gazeta londineze shkruan se Janeva si prokurore speciale është hedhur në tollovinë që u shkaktua në Maqedoni, e cila ka për detyrë t’i ndjekë personalitetet politike të dyshuar për vjedhje të zgjedhjeve, korrupsion po edhe se i kanë përdorur shërbimet e inteligjencës për qëllime partiake.

Gazeta gjithashtu shkruan se pasi që PSP i ka publikuar rastet “Titanik” dhe “Fortesa” ajo është përballur me sulme personale, mbyllje institucionale, ndërkaq të mërkurën dëshmitari kryesor është qëlluar në banesën e tij në Shkup.

“E di si funksionojnë partitë politike, ua kuptoj mentalitetin dhe si punojnë. Besoj në vete dhe në gatishmërinë time që ta kryej punën”, ka thënë Janeva duke shtuar se “amnistia nuk ka bazë juridike  dhe se ekipi i tyre përgatit akuza të reja për tanimë të falurit e dyshuar, për vepra tjera penale”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button