Premtimet e Bekim Muratit, çka po ndodh me çerdhen në Saraj?

Kryetari i Komunës Saraj, dal ngadalë ka filluar me realizimin e projekteve që i kishte paralajmëruar gjatë fushatës parazgjedhore.

Është për tu përshëndetur premtimi se Liqenin e Treskës do ta merr nën koncesion Brenda vitit të parë të udhëheqjes.

Por, ajo që brengos më shumë banorët e asaj ane është çerdhja e cila duhej të lëshohej në përdorim bile para zgjedhjeve lokale në muajin shkurt.

Nga komuna disa herë na kanë thënë se kanë ngelur vetëm dica çështje teknike, por përse më saktë nuk hapet, akoma nuk dihet.

‘Ne jemi të revoltuar, fëmijët duhet ti dërgojmë në Gjorçe apo Çair, na duhet çerdhja edhe më shumë se ndonjë shkollë e mesme apo fakultet. Pasi të rriturit mund të udhëtojnë, por ne me punë me fëmijë e kemi shumë vështirë’ thotë një prind i revoltuar.

Në këtë link mund të shihni tekstin me premtimet e Muratit gjatë fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet e fundit lokale në vend.

Përshëndetet edhe projekti për ndërtimin e shkollës së mesme në Saraj për të cilin është vendosur gurthemeli kohë më parë dhe për afat kohor prej dy vjetësh duhet ndërtohet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button