fbpx

Plagjiaturë amatore!

[Recension: Tension, përplasje dhe thyerje të dyerve në MPB]

Jo çdo gjë bëhet lajm! Nuk ka logjikë funksionimi i këtij lloji, pra të bërit lajm vetëm duke u bazuar në thashetheme, të cilat parimisht janë e kundërta e lajmit. Artikulli që po recensojmë nuk është bazuar aspak në burime zyrtare, mirëpo është thirrur në burime homologe, të cilat ka vendosur t’i shfrytëzojë duke i kategorizuar si të besueshme. Në fakt gabimin që ka bërë kolegu i tij nga portali “Lokalno”, e ka bërë edhe autori i këtij artikulli. Për hir të vërtetës, teksti është më tepër i përkthyer dhe i përshtatur në shqip, se sa i bërë si lajm origjinal dhe informacion ekskluziv nga autori i tekstit.

Një situatë shqetësuese po vazhdon të mbretëroj në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku drejtues të lartë të kësaj ministrie nuk po pranojnë dhe respektojnë urdhërat e sjellura në njërën anë nga ana e ministrit Oliver Spasovski dhe në anën tjetër vendimet e zv/ministri Mitko Çavkov.

Tension përplasje dhe thyerje të dyerve në MPB screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Tension, përplasje dhe thyerje të dyerve në MPB “
Data dhe koha e publikimit: 22.04.2016
Data e recensionit: 22.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Informacionet e konfirmuara janë vetë lajmi. Çdonjë i tillë duhet të konfirmohet nga së paku dy palë, që zakonisht përfshihen në tekst. Në rastin konkret, nuk kemi asnjërën palë dhe asnjë konfirmim. Kjo flet për qasje joprofesionale gjatë bërjes së këtij teksti.

Sipas portalit Lokalno, përkrahësit e ministrit dhe zëvendësministrit po bëjnë politikat e tyre, duke mos respektuar njëra tjetrën, transmeton INA.

Për të plotësuar kriteret e lajmit, tekstit në fjalë i mungojnë citatet dhe pohimi nëse ka kërkuar ose jo gazetari qëndrim nga palët e përfshira në lajm. Kuptohet se për një informacion si ky, gazetari e ka të pamundur qasjen në Ministrinë e Brendshme, mirëpo ky nuk është arsyetim, përderisa ai nuk provon të marrë prononcimin së paku nga njëra palë, gjë që ndoshta do të nxiste reagimin edhe të palës tjetër. Vështruar në aspektin multimedial, ky është informacion me karakter publik dhe gazetari ka të drejtë të ketë qasje në këto informacione, e në rast se pengohet, atëherë këtë duhet ta ndajë me publikun. Por, fatkeqësisht, në këtë rast gazetari ka treguar përtaci për të kërkuar qëndrim.

Burime pranë kësaj ministrie kanë thënë se po mbretëron kaos, po thyhen dyer të zyrave dhe hyrje me dhunë të zyrtarëve të emëruar apo të kthyer nga zv/ministri Çavkov. Kjo situatë po mbretëron edhe në sekretariatet e MPB-së në disa qytete, ku situatë më e tensionuar është në Shtip. Po ashtu bëhet e ditur se zv/ministri Çavkov ka bllokuar edhe disa kartela të zyrtarëve të emëruar nga ministri Spasovski dhe se ata e kanë të pamundur të futen një qendrën e MPB. (INA)

Korrigjimi është akt gazetaresk. Nëse gazetari herën e parë ka lëshuar dicka, ai e posedon të drejtën autoriale dhe mundësinë të intervenojë në tekstin e tij, me qëllim që publikut t’i japë informacion shtesë dhe plotësues. Për gjithë katrahurën e krijuar në MPB, udhëheqësi i këtij dikasteri doli me qëndrim zyrtar, por që gazetari nuk e ka vlerësuar si të nevojshëm për të shtuar si element në këtë lajm. Ai tha se Qeveria po i bën obstruksione dhe po i organizon puç brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close