Zëvendëskryeministri Halili takoi ambasadoren e Gjermanisë, Althauser

Zëvendës – kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Festim Halili, sot ka realizuar takim me Ambasadoren e Gjermanisë Christine D. Althauser.

Gjendja aktuale në vend, proceset integruese, zbatimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, anëtarësimi në NATO dhe BE ishin temat për të cilat biseduan zëvendëskryeministri Halili dhe Ambasadorja Althauser.

Zëvendëskryeministri Halili e njohu Ambasadoren e Gjermanisë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në veçanti me Raportin për Shqyrtimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit për Kohezion social.

Ndërkohë, Ambasadorja e Gjermanisë, Althauser potencoi se Ambasada e Gjermanisë përkrah zbatimin e plotë të MKO-së, si dhe shprehu gadishmëri për të ndihmuar këtë Raport sidomos në pjesën e zbatimit të rekomandimeve. A

Duke folur për situatën aktuale politike, bashkëbiseduesit konstatuan se partnerët e koalicionit qeveritar duhet të dëshmojnë guxim politik dhe lidership për të tejkaluar krizën politike që Republika e Maqedonisë të mbetet në kursin e duhur drejt integrimit europian. Duhet të përmbushen kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos që të kemi zgjedhje të lira, demokratike dhe kredibile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button