Zjarrfikësit zviceran dhurojnë 80 mijë franga për zjarrfikësit e Gostivarit

Një delegacion nga Zvicra i përbërë nga zjarrfikës profesionistë, po qëndrojnë në një vizitë treditore në qytetin e Gostivarit.

Arsyeja e ardhjes së tyre është donacioni dedikuar Njësitit të Zjarrfikësve të Gostivarit në vlerë prej 80 mijë franga.

“Gjatë vizitës në Gostivar, delegacioni u prit nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta, i cili shfrytëzoi nga rasti të shpreh falënderim ndaj tyre, popullit dhe qeverisë zvicerane për donacionin por edhe për shumë projekte të rëndësishme që u realizuan dhe po realizohen në qytetin e Gostivarit, fal mbështetjes së qeverisë dhe popullit zviceran. Delegacioni në përbërje Thomas Roth, Gilbert Fauchs dhe Severin Krebser u shprehën të kënaqur nga mikpritja në qytetin e Gostivarit, duke deklaruar se qëllimi i donacionit ishte përmirësimi i kushteve për punë për zjarrfikësit e Gostivarit, dhe se zjarrfikësit në gjithë rruzullin tokësor janë të njëjtë dhe duhet të jenë të barabartë se sepse qëllimi dhe misioni i tyre është shumë fisnik”, njofton Komuna e Gostivarit.

Gjatë vizitës në Gostivar, delegacioni i zjarrfikësve profesionistë nga Zvicra do të realizojnë ushtrime të përbashkëta me kolegët e tyre nga Gostivari, me qëllim të këmbimit të eksperiencave profesionale.

Ndryshe, donacioni i dhuruar nga zjarrfikësit e Zvicrës për kolegët nga Gostivari përmban uniforma të ndryshme për mbrojtje nga zjarri, helmeta profesionale, pajisje ndihmëse, zorrë për hedhjen e ujit me profile të ndryshme, boca dhe maska oksigjeni si dhe pajisje tjera të nevojshme për punë efikase dhe të sigurt të njësitit në përditshmërinë e zjarrfikësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button