Hani: Vetëm me ndikimet e faktorit ndërkombëtarë, Maqedonia mund të del nga kjo krizë politike

Nga ky ngërç ose labirint në të cilin ndodhet Maqedonia dhe gjyqësia, mund të dilet vetëm nëpërmjet ndikimeve të faktorit ndërkombëtar.

Kështu vlerëson analisti politik, Albert Hani, për RTVM2, sipas të cilit ideja që nxiti ardhjen e prokurores speciale në skenë si duket nuk është e mjaftueshme, sepse flitet për përgjegjësi jo vetëm politike, ekonomike dhe sociale, por edhe personale.

Prandaj, sipas tij, duhet menduar edhe për një sferë tjetër të ndëshkimit të personave ose politikanëve të cilët kanë akte inkriminuese, duke kyçur edhe sisteme ndërkombëtare, të cilët mund ta mbrojnë jo vetëm prokuroren speciale, por edhe të gjithë qytetarët nga krimet e bëra nga politikanët.

“Duhet menduar po ashtu edhe mënyrën se si mund të kyçen edhe institucionet evropiane, posaçërisht institucionet gjyqësore evropiane të cilët mund jo vetëm ta ndëshkojnë sistemin gjyqësor këtu, por edhe tërë Qeverinë. Kështu që përgjegjësia personale të marrë pak edhe dimensione ndërkombëtare, me qenë se ky ngërç do mbese për gjatë kohë gjer sa nuk mendohet për mënyra tjera më kreative, siç është prokurorja speciale, por edhe gjyqi special”, deklaroi analisti politik, Albert Hani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button