Ministri Kuçi në vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit, takoi katër ministra të Qeverisë Rama 

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, gjatë vizitës së parë zyrtare jashtë shtetit, të cilën e realizoi në Tiranë sot takoi homologen e tij, ministren e zhvillimit ekonomik, tregëtisë dhe sipërmarrjes Milva Ekonomi, ministrin e Energjetikës dhe Industrisë Damian  Gjiknuri, ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe  ministrin e Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.

Gjatë takimit që kishte me ministren Ekonomi, ministri Kuçi tha se bashkëpunimi i shkëlqyer ekonomik me Shqipërinë, do të vazhdon edhe më tej, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe dhe me zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes CEFTA, nënshkruese e të cilës janë dy vendet, duke zbatuar masa në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit tregëtar dhe në rritjen e numrin të turistëve në dy vendet.
Gjatë takimit me ministrin e Energjetikës dhe Industrisë  Damian Xhiknuri, dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin mes dy vendeve në sferën energjetike, duke theksuar se me ndërtimin e largpërçuesit  interkonektiv midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, i cili ndërlidh Manastirin dhe Elbasanin me linjë 400KV, për dy vendet hapen mundësi të reja bashkëpunimi dhe kyçje në tregun rajonal.

Gjatë takimit me ministrin e Bujqësisë Edmond Panaritin , ministri Panariti falënderoi ministrin Kuçi me kjontributin e tij në zgjidhjen e problemit me kamionët shqiptarë me prodhime të hershme bujqësore, të cilët u ndaluan nga Inspektorati bujqësor në vendakalimin Bllacë.  Ministri Kuçi tha se tregëtia mes dy vendeve duhet të zhvillohet pa pengesa, ndërsa informoi ministrin Panariti se me kërkesë të tij Qeveria e Maqedonisë ka marr vendim që mallërat në të ardhmen do të vendosen në depo adekuate deri sa të kryhen kontrolet fitosanitare.

Gjatë takimit me ministrin Haxhinasto u vlerësua se lidhja infrastrukturore mes dy vendeve ka shënuar proges të dukshëm. Ministri Kuçi informoi se autostrada Kërcovë-Strugë-Ohër, që është pjesë e kordorit 8, me një vlerë prej 375 miliuon euro, eshte duke u zbatuar sipas dinamikes së paraparë dhe me përfundimin e saj, dukshem do te lehtesohet qarkullim I njerezve dhe malerave nga dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button