fbpx

Korea e Veriut dënon një tjetër amerikan

Korea e Veriut dënoi një shtetas amerikan me 10 vite punë të detyruar. Ai akuzohet për spiunazh. Kim Dong-Chul, një 62-vjeçar me shtetësi amerikane, i lindur në Korenë e Jugut, u arrestua tetorin e kaluar. Në atë që autoritetet e veriut komunist e cilësuan si një rrëfim i të akuzuarit, Kim deklaroi muajin e kaluar përballë gazetarëve se ishte paguar nga shërbimet sekrete të Koresë së Jugut, tek të cilat e kishte çuar inteligjenca amerikane, njofton TCH.

Rrëfimet e detyruara publike janë diçka e zakonshme në Korenë e Veriut. Autoritetet e këtij vendi pretendojnë se në momentin e arrestimit të 62-vjeçarit, atij i ishte gjetur një USB që përmbante sekrete ushtarake dhe bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Penianin se po i përdorte shtetasit amerikanë si gurë shahu në lojën diplomatike, pretendime këto që mohohen nga Korea e Veriut.

Në muajin mars, studenti amerikan Frederick Warmbier u dënua me 15 vite burg, pasi u shpall fajtor për vjedhjen e një shenje propagandistike dhe krime kundër shtetit. Dënimi i Kimit vjen në një periudhë kur tensionet në rajon janë shtuar ndjeshëm. Korea e Veriut ka zhvilluar së fundmi një sërë testesh raketore. Peniani tentoi të lëshonte 2 raketa me rreze të mesme veprimi të enjten, të cilat u rrëzuan menjëherë pas nisjes.

Hedhja e tyre shtyu Këshillin e Sigurisë së OKB-së të zhvillonte një mbledhje urgjente. Besohet se Peniani do të përpiqet të kryejë së shpejti testin e pestë bërthamor.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close