Arjanit Hoxha tregon arsyet e protestës së 9 majit

Të gjitha protestat që janë organizuar shkojnë në drejtim të asaj që duhet të rrëzohet ky regjim diktatorial që e udhëheqë Maqedoninë në drejtim të gabuar. Çdo protestë që mbahet ka porosinë e vet. Vlerësoj që mesazhet e deritanishme nga protestat e ndryshme janë pozitive dhe kanë arritur deri diku qëllimet. Kështu është përgjigjur për Portalb Arjanit Hoxha nga Këshilli Opozitar, Këshill ky që për 9 maj ka paralajmëruar protestë në Shkup.

I pyetur nga redaksia jonë se pse një protestë plus dhe jo bashkëngjitje në protestat e organizuara nga shoqëria civile apo ajo e organizuar javë më parë nga LR-PDSH, Hoxha me përgjigje:

“Ka vlera të cilat janë universale dhe ka vlera të cilat i tangojnë vetëm shqiptarët. Ne jemi të hapur për gjitha forcat që duan të na përkrahin, qoftë forca partiake apo jo qeveritare”.

Dita e 9 majit lidhet me ditën e Europës dhe ngjarjet e Kumanovës. Hoxha në deklaratën e tij për Portalb ka sqaruar pse pikërisht 9 maji.

“Është dita e Evropës, duam t’u tregojmë se Qeveria është në drejtim të gabuar dhe se drejtimi i duhur është BE dhe NATO, dhe e dyta është përvjetori i ngjarjeve të Kumanovës, që ka lënë shumë pikëpyetje në Republikën e Maqedonisë. Kërkojmë që ky rast të zbardhet, se cili është involvimi i shtetit apo strukturave partiake. Shteti ia ka borxh qytetarëve t’u tregojë të vërtetën. Mendoj se mesazhi është unik dhe po përkrahet nga shqiptarët në Maqedoni. Masoviteti do të jetë i madh dhe të bindur për suksesin dhe qëllimin e ndryshimit të Maqedonisë që e duam si shqiptarë”, tha për Portlab Arjanit Hoxha.

Kujtojmë se deri tani protestën e Këshillit Opozitar publikisht e përkrah vetëm Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button